
Një bombol gazi ka shpërthyer para disa minutash në një lokal të ”Qafa” në Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka thënë se raportohet për një person të lënduar.

”Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një zjarr në një lokal në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia. Zjarri është lokalizuar raportohet për një person të lënduar.” ka thënë Ahmeti