
Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë të ditur se sonte në mesnatë bëhet ndërrimi i orës, gjë që ndikon edhe në kohët e namazit për besimtarët myslimanë, përcjell InLajmi.


BIK ka bërë të ditur se ora shkon 60 minuta para dhe kanë treguar se Fitër Bajrami falet nesër në orën 06:59.
Postimi i plotë nga BIK:

Njoftim!

Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.Për kohët e namazit për nesër dhe për ditët në vijim mund të informoheni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës apo edhe nga aplikacioni i ri.
🕒 Kohët e namazit për nesër, e diele – 30.03.2025
Imsaku: 4:39☀️
Lindja e Diellit: 6:14
Fitër Bajrami: 6:59☀️
Dreka: 12:44
☀️Ikindia: 16:17
🌔Akshami: 19:07
🌑Jacia: 20:40