Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës është i pashmangshëm dhe nuk do të diskutohet nëse do të ndodhë, por kur do të ndodhë.
“Bashkimi kombëtar do të vijë, nuk do të diskutohet. Atëherë do të shohim se kush do të jetë qendra, por nëse do të kemi një bashkim kombëtar, kryeqyteti do të jetë Tirana, sepse është më e vjetër”, ka thënë Ngjela, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.