Njëri prej qytetarëve aktivist, që po e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, Dibran Hoxha ka “ëmbëlsuar” kryetarin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun.
Derisa ëmbëlsirën, Hoxha e kishte “dhuratë” për Fejzullahun, ky i fundit nuk e pranoi, transmeton Klankosova.tv.
Pas kësaj, Hoxha ia hodhi tortën kryetarit të ZRrE-së.
“Pas kërkesave të shumta nga qytetarët, kemi vendosur ta “ëmbëlsojmë” kryetarin e ZRrE-së me 15%. Zotni Ymerit i pëlqejnë tortat me pronarët e KEDS-it, ndaj sigurisht që duhet t’i pëlqejnë edhe tortat e qytetarëve. Urime!”, ka shkruar Hoxha ndër të tjera.