Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur lidhur rënien pre të kryeministrit Albin Kurti të një telefonate mashtruese.
“Shumë befasuese që ka ra në këtëfarë kurthe të pregatitur sepse edhe të tjerët kanë ra nëpër kurtha të tilla. U dasht me nxjerr mësim, mos me leju. E ka nxjerr keq zyrën e vet, e ka nxjerr keq politikën e jashtme, rrjetin diplomatik dhe të gjithë ata që u dashtë me përgatit krejt këtë bisedë mës ‘dy burrështetasve’, mes dy shteteve e cila shkon në kanale diplomatike dhe nuk mundet me pas devijim”, ka thënë ai.
Sipas Hazirit problematike më shumë është mënyra e komunikimit të kryeministrit Kurti.
“Po ma problematike ka qenë mënyra e komunikimit, përmbajtja, mendësia, adresimi i problemeve të brendshme, mënyra se si para burrështetasve, partnerëve, miqve edhe shteteve të tjera pasqyrohet Kosova. Duhet secili prej neve me mendu atëherë se çka bënë kryeministri në këtë vend, nëse është gjendja qashtu qysh kallxojke…sepse komunikimi i tij ka qenë besueshëm se ai po flet me një president ose kryeministër të një vendi, mënyra qysh e pasqyron është jashtëzakonisht e rëndë, është dërrmuese do të thoja për vendin tonë”, ka thënë Haziri.
Ai ka thënë se është shumë befasuese rënia e tij në një kurth të tillë.