
Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka thënë që lobimi për njohjen e Kosovës nga Kenia ka qenë i gjatë dhe i vështirë.


“Lobimi në shtetin e Kenias nuk është i shkurtë, është lobim i gjatë që ka fillu që nga Deklarata e Pavarësisë e tutje”, ka thënë Pacolli në Kosova Today të Klan Kosovës.
“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të bindësh një shtet tw tillë i cili praktikisht ka pasë dhe ka marrëdhënie të forta edhe me Lindjen”, njofton Klan Kosova.

“Unë kam qenë paka a shumë i vetmuar në këtë drejtim, por asnjëherë nuk e kam humbur kurajën, asnjëherë nuk e ka m humbur shpresën se një ditë kjo do të vijë”.
