
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë e disa të shtënave një person ka vdekur, shkruan Gazeta Express.

Vdekjen e viktimës, i cili është Naser Gashi, rreth të 60-ave, e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.

Rreth këtij rasti, për Gazetën Express, shkurtimisht është deklaruar koloneli në pension i FSK-së, Afrim Veseli, me të cilin ky i fundit ka pasur edhe lidhje familjare.

Veseli në deklarimin e tij ka thënë se rasti ka ndodhur aksidentalisht.

‘‘Aksidentalisht ka ndodh. Hiç kurrfarë lidhje s’ka’’, ka thënë ai.