Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe në disa zona me intervale kohore me diell. Vende-vende, herë pas here parashihen riga apo edhe rrebeshe shiu të karakterit lokal. Temperatura pritet të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Në Shqipëri më shumë vranësira dhe më shumë rrebeshe shiu të karakterti lokal. Reshje më intensive priten sidomos në pjesën jugore të vendit. Rrebeshe lokale priten edhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi e më pak në Luginë të Preshevës.
E Mërkura sjellë një valë të re reshjesh shiu në gati të gjitha viset tona. Temperaturat do të pësojnë ulje, por jo shumë të theksuara, shkruan MeteoBallkan
Nga e Enjta do të vazhdojë moti mjaft i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu dhe mundësi për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.