Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, pas dy vrasjeve që tronditën qytetin në ditët e fundit.
Idrizi ka theksuar se këto ngjarje kanë krijuar një situatë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.
“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka shkruar ai.
Idrizi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe ka theksuar rëndësinë e një hetimi të plotë nga organet e drejtësisë, përcjell Dukagjini.
“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka shtuar nkryetari i Vushtrrisë.