Gjesti ka kërkuar një darkë me Egli Takon për të biseduar gjerë e gjatë për situatat e tyre në shtëpi.
Darka iu mundësua nga Vëllai i Madh në suitë, derisa do të sqarohen për gjithçka.
Dyshja nisën darkën duke bërë dolli me njëri-tjetrin e duke shkëmbyer batuta për mënyrën se si u realizua.
Banorja ishte bërë elegante me një fustan të shkurtër ngjyrë ari, derisa këngëtari pejan gjithashtu mbante një xhaketë.
Gjesti ka kërkuar që të sqarohet me Eglin për të gjitha ngjarjet që u krijuan në këtë shtëpi.
Kjo pasi me hyrjen e Eglit ndërroi gjithçka meqë kishte parë të gjitha gjërat jashtë, shkruan Telegrafi.com
Artisti ka qenë i befasuar dhe nuk e ka pritur një gjë të tillë, ndonëse ia ka lënë fajin për të gjitha.