• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 13 November, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Gjenocidi dhe urbicidi në qytetin e Gjakovës

J G nga J G
24 March 2025
në Kosovë
0 0
0
Gjenocidi dhe urbicidi në qytetin e Gjakovës
0
SHPERNDARJE
70
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Blerim Valla

Do të duhej një jetë e tërë për të treguar gjithë tragjedinë e Kosovës dhe të popullit të saj të shkaktuar nga pushtuesi serb, nga barbaria dhe gjenocidi serb. Tragjedia apo llahtaria më e tmershme me siguri ishte ajo e luftës së fundit në Kosovë, ajo gjatë 78 ditëve të sulmeve – bombardimeve të NATO – s, mbi forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe .

Ishte viti i fundit i shekullit XX- të, ishte qyteti i Gjakovës dhe data 24 mars e vitit 1999, natë e cila do të mbetet e paharruar tek çdo qytetar i Gjakovës, për tmerrin dhe llahtarinë e përjetuar nga ekspeditat vrastare serbe. Por para se të ndodhte ferri i 24 marsit të vitit 1999, ishin disa ngjarje të cilat disi paralajmëronin se do të ndodhë diçka e tillë.

Si çdo qytet i Kosovës, edhe Gjakova në këtë periudhë ishte në shtetrrethim të plotë.Kishin ndodhur masakrat në Prekaz, Likoshan, Çirez, Izbicë, Reçakë … Gjakova ishte mbushur nga të ikur të shumtë, të ardhur nga fshatrat përreth. Mbretëronte një atmosferë e zymtë.

Qyteti pothuajse ishte zbrazur nga të rinjtë, të cilët ju ishin bashkangjitur me të madhe radhëve të UÇK – së. Kudo zhvilloheshin beteja të shumta mes trimave të UÇK – së dhe forcave serbe. Qyteti frymonte deri kah ora 15, më pastaj secili qytetar i Gjakovës mbyllej nëpër shtëpitë e veta. Mbretëronte një zi e madhe.

Në frontin e Junikut ishin vrarë trimat gjakovar Elton Zherka dhe Përmet Vula. Ishte vrarë edhe rockeri i njohur gjakovar Ilir Soba, sikurse dhe shumë të tjerë. Këtë zi, në gjysmën e dytë të marsit, e shtoi edhe më tepër lajmi për vdekjen e eprorit Yll Morina, dhe vrasja mizore e aktivistit Ferid Domi, në varrimin e të cilit (më 22 mars 1999) ishte gati e tërë Gjakova. Atmosfera në qytet dhe tek banorët e tij ishte shumë e rëndë dhe e tendosur. Në qytetin e Gjakovës vinte era luftë.

Kronikë krimesh që nuk harrohen – Ploja serbe në qytetin e Gjakovës

Lajmi për fillimin e sulmeve ajrore të Nato- s mbi caqet serbe në Kosovë, ngjalli një fije shprese tek banorët e Gjakovës. Por kjo ndjenjë nuk zgjati shumë, sepse me largimin e përkohshëm të aeroplanëve të Nato – s , filloi ferri më imadh në historinë më të re të Gjakovës.

Ekspeditat serbe të vdekjes nisën llahtarinë ndaj popullates së pafajshme dhe të pambrojtur të Gjakovës.Duke shkaktuar djegje e rrënime, vrasje e masakrime të shqiptarëve, arrestime e zhdukje pa gjurmë të njerëzve nga komuna e Gjakovës.

Ferri i 24 marsit të vitit 1999, mori edhe shumë viktima civile, të rinj e pleq, të ekzekutuar në mënyrën më mizore , vrasje këto që përfunduan vetëm me shporrjen e forcave ushtarake dhe paraushtarake serbe nga Kosova dhe Gjakova. Filloi edhe dëbimi masiv i popullatës shqiptare. Rreth 1 milion shqiptarë u shpopulluan me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore Me një fjalë nisi spastrimi etnik brutal i forcave jugosllave ndaj një qyteti të tërë .

Gjatë natës së 24 marsit 1999 dhe mëngjezit të ditës së nesërme, barbarët jugosllavë vranë shumë civilë shqiptarë, vrasje të cilat vazhduan gjatë 78 ditëve dhe netëve të ferrit të gjallë, deri më 14 qershor të vitit 1999, me shporrjen e forcave pushtuese një herë e përgjithmonë nga Kosova, pra edhe nga Gjakova.

Në natën e 24 marsit të vitit 1999, piromanët serbë , malazezë … dogjën kompleksin e Çarshisë së Vjetër, simbol i traditës, arqitekturës, dhe i trashëgimisë kulturo – historike të Gjakovës dhe Kosovës. Nga ky kompleks shkrumb e hi u bënë 423 dyçane dhe shumë shtëpi përreth tij. Ia mësyen dhe me topa e shkatërruan edhe Xhaminë e Hadumit, simbol tjetër ky i Gjakovës dhe i themelimit të këtij qyteti. U shkatërruan dhe u dogjën edhe shumë objekte të tjera të trashëgimisë kulturo – historike dhe ato të kultit. Një urbicid ky i paparë në zemër të Evropës.

Vetëm më 24 dhe 25 mars 1999 nga operacioni serb “Djegie dhe vdekje “ u vranë afër 100 banorë të komunës së Gjakovës . Në Gjakovë, asgjë më nuk ishte si më parë. Gjakova ishte shndërruar në një varrezë të madhe , ku kudo shihje vetëm kufoma shqiptarësh të vrarë. Gjakova i ngjante një ferri të gjallë nga i cili nuk mund të dilnin ata që kishin mbetur brenda .

Prej kësaj nate të ferrit e deri më 14 qershor 1999, ky qytet, sipas të dhënave të NKMDLNJ – së, numëron 760 të vrarë, kurse 700 veta ishin të zhdukur, 340 shqiptarë, nga komuna e Gjakovës, janë arrestuar dhe të dënuar me procese të montuara me burgim. Kurse sipas disa burimeve të tjera, Gjakova numëron mbi 150 dëshmorë dhe shumë invalidë të luftës. Asnjë qytet nga mbarë Kosova nuk ka patur më shumë ushtarë në UÇK dhe luftëtarë të angazhuar në luftën e fundit se sa Gjakova . Numri i tyre arrinë në 1.800 ushtarë -luftëtarë!

Gjatë periudhës 24 mars – 14 qershor 1999, në këtë qytet rrëzë Çabratit janë evidentuar 6200 shtëpi dhe 1200 dyqane të shkatërruara nga dora e fashistëve dhe kriminelëve jugosllavë. Përqindja e banorëve të zhvendosur gjatë kësaj periudhe të luftës ishte 75%, kurse në qytet kishin mbetur vetëm 25 % e banorëve . Gjithnjë sipas të dhënave të lartëpërmendura, 90.000 deri në 100.000 banorë të komunës së Gjakovës (në atë periudhë Gjakova kishte mbi 120.000 banorë, prej tyre 99 % shqiptarë), ishin të detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre shekullore, nga ploja serbe.

Në Gjakovë secili qytetar e ka nga një rrëfim të vetin për këtë periudhë të ferrit. Në Gjakovë, dhembja asnjëherë nuk do të pashitet. Qyteti tash gati në tërësi e ka ndryshuar pamjen .Por asgjë s’ka ndryshuar në shpirtin e vet . Në Gjakovë, thonë, shpresa do të vdes e fundit.

E tërë bota duhet ta dijnë se nuk mund ta ndërtojnë një Kosovë tolerante përderisa nuk dihet për fatin e gjithë gjakovarëve të kidnapuar nga forcat paramilitare dhe militare serbe.

Në Gjakovë secila shtëpi dhe secili gjakovarë është një libër i tërë përjetimesh tronditëse njerëzore. Është një plagë e gjallë dhe një histori e gjallë, një histori e re që pret të shkruhet. Me tmerrin e përjetuar, me viktimat dhe qëndresën e vet gjatë luftës së fundit, Gjakova sot pas 25 vitesh tashmë është bërë qytet i gjithë shqiptarisë dhe gjithë atyre që ia dinë vlerën lirisë.

Edhe sot e kësaj dite, edhe pse nga sulmet ajrore të NATO- s ndaj forcave jugosllave dhe caqeve serbe në Kosovë, kanë kaluar 25 vite, asnjëri e as unë, nuk mund të besojë se gjithë ajo që ndodhi në Kosovë, në përgjithësi dhe në Gjakovë, në veçanti, ka ndodhur përnjëmend apo ishte vetëm një ëndërr e keqe …

Tash pas 26 vitesh, mund të shohim se sulmet e NATO – s ndaj forcave jugosllave në Kosovë, përkundër gjithë asaj katrahure, Kosovës ia sollën lirinë dhe pavarësinë. Dhe nëse për asgjë tjetër, gjatë këtyre 26 viteve të kaluara shumë fëmijë kosovarë, përfshirë këtu edhe dy vajzat e mia, u lindën, u rritën, jetojnë dhe u shkolluan pa frikë nga askush në Gjakovën e çliruar dhe të lirë!

Gjakovë, 24 mars 2025

Ky shkrim me disa plotësime e redaktime, para 25 viteve, përpos në të gjitha gazetat shqiptare, është botuar edhe në gazetën e njohur amerikane “Inquirer” (që del në Philadelfia).

Tags: Gjakova
Postimi i mëparshëm

I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra në Vushtrri

Postimi tjetër

Bajrami pas synimit të rritjes së çmimit të rrymës: A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?

Të ngjajshme Postime

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve
Kosovë

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë
Kosovë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog
Kosovë

Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për tentim vrasjen në Istog

12 November 2025
Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës
Kosovë

Durkee: S’kam parë prova që aktet e dhunës ishin drejtuar nga UÇK-ja gjatë 1999-ës

12 November 2025
Rezultatet përfundimtare në Mitrovicën e Jugut pas verifikimit të plotë të votave
Kosovë

Rezultatet përfundimtare në Mitrovicën e Jugut pas verifikimit të plotë të votave

12 November 2025
FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin
Kosovë

FSK flet për ushtarin që akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual në Britani: Është suspenduar, po presim procesin

12 November 2025
Postimi tjetër
Bajrami pas synimit të rritjes së çmimit të rrymës: A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?

Bajrami pas synimit të rritjes së çmimit të rrymës: A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?

Lajmet e fundit

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

Humanus Vita organizon tryezë për gratë migrante me përfaqësues të institucioneve, OJQ-ve dhe medieve

12 November 2025
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale

12 November 2025
“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

“E pabazuar”- PZAP ia rrëzon Sveçlës ankesën ndaj aktivistit të LDK’së që e fotografoi ministri në detyrë

12 November 2025
Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

Çfarë po zihet? Bëhen bashkë aktorë të serialit ikonik “Kafeneja Jonë”

12 November 2025
Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

Ish-gjyqtari s’përjashton mundësinë që edhe Albin Kurti të përfshihet në aktakuzën për rezervat shtetërore

12 November 2025
“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

“Veliaj në burg pa gjyq”, Rama-Kushtetueses: Jepini mundësinë të bëjë detyrën

12 November 2025
Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Policia për alarmin me bombë në Fushë Kosovë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

12 November 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu