Juventusi ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, italianin Thiago Motta.
“Zonja e Vjetër” e ka marrë këtë vendim para disa ditësh, me zyrtarizimin që erdhi vetëm gjatë ditës së sotme.
Juventusi ka qenë i shpejt edhe në gjetjen e pasardhësit të tij.
Vendin e Mottas do ta zë trajneri kroat, Igor Tudor.
Tudor së fundmi kishte një përvojë të shkurtër te Lazio, derisa më herët e kishte menaxhuar edhe Hajdukun e Splitit e disa skuadra më të vogla.
Motta ishte afruar te Juventusi gjatë verës së kaluar, pasi kishte përfunduar i pesti me Bolognan.
Momentalisht, Juventusi në Serie A është i pesti me 52 pikë, derisa është eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve.




















