Një autobus i linjës Tiranë-Priskë ka marrë flakë këtë të shtunë, pas një shkëndije në pjesën e motorit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë ndërsa fatmirësisht, pasagjerët që po udhëtonin në këtë autobusi nga flakët kanë mundur të dalin në kohë, dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar, raporton Euronews Albania.
Zjarri i rënë në autobus ka shkaktuar tym të dendur që ka mbuluar zonën. Hetimet për ngjarjen janë ende në vazhdim, ndërkohë që po analizohet mundësia e një defekti mekanik në autobus.