Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit të tij në Burojë të Skenderajt, është sjellë në selinë e misionit ndërkombëtar të sundimit të ligjit, EULEX, me përcjellje të këtij misioni.
Thaçi ka vizituar varrin e babait të tij në Burojë dhe ka kaluar një kohë të shkurtër me familjen e tij të ngushtë, shkruan Insajde.
Pas kësaj, ai është dërguar në selinë e EULEX-it, ku disa qytetarë të pranishëm e kanë pritur, duke e thirrur me emrin e tij “Thaçi, Thaçi”.