Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka dhënë detaje për katër lojtarë që nuk janë grumbulluar për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.
Sylvinho tha se Mario Mitaj do të jetë jashtë për një muaj e gjysmë, pasi tha se do t’i nënshtrohet një operacioni.
“Katër lojtarë fatkeqësisht për shkak dëmtimi nuk janë gati dhe do na mungojnë. Mitaj është jashtë prej një muaji e gjysmë. U rikthye në fushë dhe u dëmtua sërish. Do t’i nënshtrohet operacionit”, tha Sylvinho, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai dha detaje edhe për Keidi Baren, Elseid Hysajn dhe Mirlind Dakun, ku për këtë të fundit tha se vuan nga një dëmtim.
“I dyti është Keidi Bare, i cili ka problem në pulpë. Me Hysajn kam folur vetë, mund të jetë gati pas pauzës së kombëtares. Daku gjithashtu vuan nga dëmtimi dhe do të jetë jashtë”, u shpreh Sylvinho.
Sonte Shqipëria do të përballet me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.