Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dha detaje plotësuese për takimin me të dërguarin e Bashkimit Evropian Peter Sorensen në lidhje me draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në komunikim me gazetarë, presidentja Osmani tha riparaqiti vërejtjen për mospërputhshmërinë e draftit me Kushtetutën e Kosovës.
“Kemi përfaqësuesin e të BE-së Sorenesen. Ai po bën takimet e para. Ajo që e kam thënë në takimin e fundit është e njëjta që e kam thënë nga fillimi i dialogut. Procesit i ka munguar balanci palëve u ka munguar trajtimi i barabartë dhe kjo pastaj jo vetëm e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në këtë proces, e cila është pala konstruktive, por po ashtu e ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së si ndërmjetësuese në dialogun Kosovë –Serbi.
E dyta çështje që e kam ripërsëritur dhe është qëndrim identik, që e kam mbajtur më herët ka qenë vërejtja për draft- statutin e asociacionit edhe në fillim kur është propozuar nga BE-ja, edhe tani: vërejtje për mospërputhshmërinë e draftit me Kushtetutën e Kosovës. Ato nuk janë vërejtje teknike se një president vendi nuk bën vërejtje teknike, por substanciale dhe për rrezikun që dispozita të caktuara të atij draft- statuti mund të dëmtojnë funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, tha presidentja Osmani.
Osmani po ashtu në këtë prononcim ka folur edhe sa i përket verejtjeve qe i ka dhënë më herët sa i përket draft-statusit të Asociacionit, ku tha se ende ka qëndrim identik lidhur me ato vërejtje, , raporton Ekonomia Online.
“E para që procesit i ka munguar balanci, e dyta që palët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë dhe kjo pastaj jo vetëm që e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës, e cila është pala konstruktive në këtë proces. Po ashtu, e ka dëmtuar edhe vetë kredibilitetin e BE-së si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi. E dyta çështje që e kam ripërsëritur dhe është qëndrimi identik me atë që e kam mbajtur më herët, kanë qenë vërejtjet sa i përket draft statutit të asociacionit. Edhe në fillim kur është propozuar nga ana e Bashkimit Evropian edhe tani vërejtjet kanë të bëjnë me mospërputhshmërinë me kushtetutën e Kosovës, se ato nuk janë vërejtje teknike”, ka thënë Osmani.