Ka përfunduar pjesa e parë në Wembley.
Anglia është në avantazh ndaj Shqipërisë pas 45 minutave të parë
Rezultati ësht 1 me 0, me Lewis Skelly që realizoi golin e vetëm.
Ishte një dominim i plotë nga ‘Tre Luanët’, të cilët kanë mundur të shënojnë edhe disa gola të tjerë, , shkruan GazetaBlic Sport.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë, me shpresën që rezultati do të ndryshojë në të mirë të ‘Kuqezinjëve’.