Gazetari Vehbi Kajtazi, gjatë diskutimeve në “Rubikon”, tha se vrasjet dhe krimet e kryera në Kosovë, kryesisht ndaj njerëzve të LDK-së, janë kryer nga shërbimet serbe.
Tutje, Kajtazi shton se këto ndodhi kanë futur Kosovën në një konflikt të thellë mes LDK-së dhe krahut të luftës, transmeton Klankosova.tv.
“Do të dëshmohet me kohë, qysh është vërtetuar rasti ‘Panda’ në Pejë, që shumicën e vrasjeve, të krimeve që kanë ndodhur në Kosovë, kryesisht të njerëzve të LDK-së, janë kryer nga shërbimi serb. Me kohë do të vërtetohet. Nuk është e rëndësishme kush e ka kry, e rëndësishme është se kush e ka iniciuar, kush e ka pasë pjesë të punës dhe të programit, sepse kjo e ka futur Kosovën në një konflikt tejet të thellë mes LDK-së dhe krahut të luftës”, tha gazetari.