• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 23 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Pas tragjedisë: Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë

J G nga J G
18 March 2025
në Lajme
0 0
0
Pas tragjedisë: Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Policia dhe Prokuroria në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në Komunën e Koçanit, si pjesë e hetimeve për tragjedinë e rëndë që ndodhi në një klub nate në këtë qytet. Autoritetet po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Paralelisht me hetimet, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka marrë vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të policisë në Shtip dhe Koçan, si pjesë e përgjegjësisë institucionale për tragjedinë. Të shkarkuarit përfshijnë:

  • Dejan Saltirovski – Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip
  • Ndihmës shefi i SPB Shtip
  • Shefi i Njësisë së Policisë Shtip
  • Shefi i Njësisë së Policisë Kriminale Shtip
  • Marija Manevska – Shefja e Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan
  • Komandanti i Stacionit Policor në Koçan
  • Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale në Koçan

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkarkimet janë pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi për të vendosur përgjegjësi pas ngjarjes tragjike. Më shumë detaje pritet të jepen gjatë një konference për shtyp të planifikuar për më vonë gjatë ditës.

Zjarri masiv në klubin e natës “Pulse” në Koçan shkaktoi një bilanc të rëndë tragjik: 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar zemërim të madh në Maqedoninë e Veriut.

Në përgjigje të kësaj tragjedie, qytetarët e Koçanit zhvilluan një protestë masive, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë personat përgjegjës. Ndërkohë, qeveria ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë urdhër nga ekzekutivi për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha klubet e natës dhe objektet e hotelerisë për të verifikuar nëse ato plotësojnë kushtet e sigurisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri u shkaktua nga spërkatësit për efekte vizuale skenike, të cilët ndezën çatinë e klubit, e ndërtuar me materiale të ndezshme. Më pas, u konfirmua se klubi operonte me një licencë të falsifikuar dhe nuk kishte sisteme të duhura të sigurisë kundër zjarrit.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e klubit, i cili tentoi të arratisej, si dhe 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë shtetërorë të dyshuar për lejimin e funksionimit të paligjshëm të lokalit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar atë si një “vrasje masive” të shkaktuar nga korrupsioni dhe neglizhenca institucionale. Ai ka premtuar se të gjitha përgjegjësitë do të zbardhen dhe se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, raporton Euronews Albania.

Hetimet po vijojnë në të gjitha nivelet dhe pritet që në ditët në vijim të dalin të tjera fakte mbi këtë tragjedi që ka tronditur Maqedoninë e Veriut.

Tags: DiskotekaShkupiZjarri
Postimi i mëparshëm

Specialja deklarohet sërish për moslejimin e Thaçit në varrimin e babait

Postimi tjetër

Lufta në Ukrainë / Erdogan kërkon takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Të ngjajshme Postime

Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike
Kosovë

Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

23 September 2025
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike
Kosovë

Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike

23 September 2025
Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?
Bota

Çfarë i tha Macron OKB-së para se ta njohë Palestinën?

22 September 2025
Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit
Bota

Monako dhe Belgjika i bashkohen Francës në njohjen e shtetit palestinez në samit

22 September 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot stabil, me diell dhe mjaft të nxehtë

16 September 2025
Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër
Bota

Zbulimet mbretërore dhe kujtimet në “Spare”, Princi Harry: Ndërgjegjja ime është e pastër

16 September 2025
Postimi tjetër
Lufta në Ukrainë / Erdogan kërkon takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Lufta në Ukrainë / Erdogan kërkon takim me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Lajmet e fundit

Guerot: Kushtetuesja është institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju këtu

Guerot: Kushtetuesja është institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju këtu

23 September 2025
Rashiq: Duhen konsultime për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit, me përfshirjen edhe të Listës Serbe

Rashiq: Duhen konsultime për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit, me përfshirjen edhe të Listës Serbe

23 September 2025
“Ishte një nga njerëzit me funksione të larta policore”- Duncan pyetet për Kadrin Veselin!

“Ishte një nga njerëzit me funksione të larta policore”- Duncan pyetet për Kadrin Veselin!

23 September 2025
Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

Kryhen dy operacione të rralla në Klinikën Gjinekologjike

23 September 2025
Angelina Jolie: E dua Amerikën, por në këtë kohë, nuk e njoh vendin tim

Angelina Jolie: E dua Amerikën, por në këtë kohë, nuk e njoh vendin tim

23 September 2025
Sot ceremonia e varrimit të aktorit të madh Enver Petrovci

Sot ceremonia e varrimit të aktorit të madh Enver Petrovci

23 September 2025
Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike

Kosova e treta në botë për siguri, Policia e Kosovës: Dëshmi e qartë e përkushtimit për rend dhe siguri publike

23 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu