Sot është arrestuar kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, gjatë një operacioni policor.
Hasani, që kishte qenë kandidat i VV’së për asamblist, dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Express.
Komunikata e plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë.
Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë.
Poashtu gjatë ditës së sotme janë kontrolluar-bastisur edhe objekti i banimit të personit të dyshuar dhe zyra e tij në KRU Gjakovë, ku janë siguruar dëshmi- prova materiale që ndërlidhen me rastin, si dhe janë sekuestruar:
-Një (1) Lap-Top
-Një (1) Telefon mobil Samsung Galaxy S22,
-Para 22.205,00 Euro,
-Barka Ranier Wit,
-Dy kontrata qe ndërlidhen me rastin.
Prokurori i rastit brenda afatit ligjor do të vendosë për masën e sigurisë së pranisë së të pandehurit në procedurë.