Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime në Burojë të Skenderajt, pas vdekjes Haxhi Thaçi babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Haradinaj me bashkëpuntor në të pame ju shprehi ngushëllime familjarëve të Haxhi Thaçit.
Sot është hapur e pamja për Haxhi Thaçin, i cili pas një sëmundje ndërroj jetë në QKUK, mbrëmjen e së hënës, tre ditë pasi u vizitua nga djali I tij ish-presidenti Hashim Thaçi.
Përveç Haradinaj familjen e Thaçit sot e vizituan edhe Memli Krasniqi, Bedri Hamza e shumë qytetarë të cilët po bashkëndjejnë dhimbjen. /InLajmi/

















