• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 13 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Protestat në Serbi, Vuçiç mohon përdorimin e topit zanor: Të gatshëm për hetime

J G nga J G
17 March 2025
në Rajon
0 0
0
Protestat në Serbi, Vuçiç mohon përdorimin e topit zanor: Të gatshëm për hetime
0
SHPERNDARJE
4
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë dhe Njësia e Policisë Ushtarake “Kobrat” nuk kanë top zanor, për të cilin disa pretendojnë se është përdorur në protestën e së shtunës në Beograd.

Ndërkaq, kryeministri serb në largim, Millosh Vuçeviç, tha se ekzekutivi është i gatshëm të ftojë për hetime Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe Shërbimin Federal rus të Sigurisë (FSB).

“Jemi të gatshëm që menjëherë të ftojmë amerikanët dhe rusët”, tha Vuçeviç në një konferencë për media në Qeverinë serbe.

Presidenti Vuçiç paralajmëroi se brenda 48 orëve do të përfundojë hetimi për ata që, sipas tij, kanë shpërndarë gënjeshtra rreth kësaj çështjeje.

“Hetimi do të përfundojë plotësisht brenda 48 orëve dhe më pas të gjithë përgjegjësit për këto trillime dhe gënjeshtra do të dalin përpara drejtësisë”, tha Vuçiç përmes një video-mesazhi të publikuar në Instagram.

Ai pretendoi se topi zanor nuk ishte në rrugë, sepse, siç tha ai, “nuk mund të mos e shihni, nuk mund të mos e dëgjoni”. Edhe Vuçeviç tha se përdorimi i topave zanor është “histori e trilluar”, duke shtuar se nuk janë përdorur armë të tilla.

Vuçiç theksoi se disa persona gabimisht menduan se pjesëtarët e njësisë “Kobrat”, që ishin mbi ndërtesën e Presidencës po mbanin këtë armë, por që në të vërtetë, sipas tij, bëhej fjalë për një pushkë antidron.

Presidenti serb pretendoi gjithashtu se ditën e protestës askush nuk është ankuar për gjendje të keqe shëndetësore apo për përkeqësim të saj, por se “të nesërmen i dërguan aktivistët e tyre”.

Ai vlerësoi se histori të ngjashme ishin shpërndarë edhe gjatë protestave në Ukrainë, që çuan në rrëzimin e presidentit prorus, Viktor Yanukovich.

“E mbani mend akuzat se Yanukovich kishte futur snajperistë që qëllonin mbi popullin… Ja, ashtu filluan edhe këtu”, tha Vuçiç.

Në video-incizimet e publikuara në rrjetet sociale, shihen qytetarë të mbledhur në protestën e së shtunës pranë Sheshit Slavija, që po protestojnë për muaj të tërë për shkak të vdekjes së 15 personave nga shembja e një strehe betoni në stacionin e trenave në Novi Sad, që largohen pasi dërguan një zhurmë.

Ngjarja shkaktoi panik mes qytetarëve dhe për momentin nuk ka informacione zyrtare mbi atë që shkaktoi një reagim të tillë të turmës.

Studentët protestues, që e organizuan protestën e 15 marsit duke kërkuar se duhet të përcaktohet përgjegjësia për ngjarjen në Novi Sad, akuzuan autoritetet se kanë përdorur top zanor teksa protestuesit po mbanin 15 minuta heshtje për 15 të vdekurit.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes më herët po ashtu mohuan përdorimin e topit zanor në protestën e 15 marsit.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka urdhëruar Prokurorinë Themelore Publike të hapë çështje dhe të identifikojë personat që kanë shpërndarë në publik informacione se qendra emergjente të shtunën ka pranuar dhjetëra qytetarë me shqetësime që mund të jenë shkaktuar nga ndikimi i të ashtuquajturit top zanor.

Në deklaratën e Prokurorisë së Lartë të Beogradit u tha se ata kanë reaguar pasi qendra emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Serbisë i ka mohuar këto pretendime që qarkulluan në rrjetet sociale.

Organizata joqeveritare Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut njoftoi më 16 mars se një numër i madh qytetarësh i ishte drejtuar atyre duke raportuar se kishin ndjerë efektet e topit zanor gjatë protestës të së shtunës.

Gjithashtu, kjo OJQ tha se qytetarët ndjenë një valë të fortë të nxehtësisë, një zhurmë dhe diçka që i ngjante një tingulli avioni ose makine që lëviz me shpejtësi të madhe, dhe më pas “si një erë që i lëvizte dhe i rrëzonte, si të kishte kaluar një raketë”.

Partia opozitare Liria dhe Drejtësia njoftoi më 17 mars se kishte dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër funksionarëve përgjegjës të emëruar nga Kuvendi i Serbisë, presidenti i Serbisë dhe Qeveria, si dhe ekzekutuesve të tyre, për, siç pretendojnë, përdorimin e paligjshëm të armës zanore kundër qytetarëve të qetë gjatë protestës së së shtunës në Beograd, shkruan REL.

Edhe Partia opozitare Demokratike ka paraqitur një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër personave të panjohur, duke dyshuar se në protestën studentore të së shtunës është “aktivizuar topi zanor”, përdorimi i të cilit nuk është i rregulluar me ligjet e Serbisë.

Tags: Aleksande VuçiqProtestaSebia
Postimi i mëparshëm

Grabitja e armatosur në Prishtinë, dërgohet në emergjencë edhe i plagosuri i dytë, Syla: Gjendja e tij është e rëndë

Postimi tjetër

Qeveria: Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë masat kufizuese ndaj Kosovës

Të ngjajshme Postime

Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike
Shqipëri

Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike

13 June 2025
Shqipëri / Thirrja e mjekëve, kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!
Shqipëri

Shqipëri / Thirrja e mjekëve, kujdes nga goditjet e diellit! Mos dilni në orët e pikut!

11 June 2025
Rasti i parë në Shqipëri/ Një 30-vjeçar i infektuar me linë e majmunit
Shqipëri

Rasti i parë në Shqipëri/ Një 30-vjeçar i infektuar me linë e majmunit

11 June 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish- policit Arbnor Spahiu që u ndalua në kufi
Rajon

Serbia ia cakton një muaj paraburgim ish- policit Arbnor Spahiu që u ndalua në kufi

9 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën
Shqipëri

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”
Shqipëri

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Postimi tjetër
Qeveria: Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë masat kufizuese ndaj Kosovës

Qeveria: Kurti i ka kërkuar Sorensen-it që BE-ja të heqë masat kufizuese ndaj Kosovës

Lajmet e fundit

Japin dëshmi 2 zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin Banjska

Japin dëshmi 2 zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin Banjska

13 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 13 qershor ndër vite?

13 June 2025
Receta e thjeshtë e patateve të buta me gjalpë dhe piper

Receta e thjeshtë e patateve të buta me gjalpë dhe piper

13 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe i ngrohtë veror, por pa nxehtësi ekstreme

13 June 2025
Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën

Bashkëshorti i lumtur të zgjat jetën

13 June 2025
Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike

Bashkia e Durrësit nis në mes të natës aksionin për lirimin e plazheve publike

13 June 2025
Mundemi t’i fshijmë dot kujtimet e këqija? Ja çfarë thonë ekspertët

Mundemi t’i fshijmë dot kujtimet e këqija? Ja çfarë thonë ekspertët

13 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu