Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt dhe ish deputet nga radhët e PDK-së, pas vdekjes së babait të ish-Presidentit Hashim Tha çi, Haxhi Thaçi ka shprehur ngushëllime, duke theksuar atributet më të larta për të ndjerin, përcjell InLajmi.
Lushtaku u shpreh se “Baca Haxhi Thaçi, një burrë i urtë, me vlera të larta familjare dhe kombëtare, qëndroi gjithmonë i fortë përballë sfidave dhe sakrificave që përjetoi familja e tij gjatë periudhave më të vështira për lirinë e Kosovës”.
Ai tha se Haxhi Thaçi “ishte një prind i përkushtuar, i cili jo vetëm që rriti një lider dhe luftëtar të lirisë, por edhe qëndroi i pathyer përballë përndjekjeve dhe sakrificave që familja Thaçi përjetoi gjatë periudhave të ndryshme të kohës”./InLajmi/