Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza tha se në këto momente të dhimbjes shpreh ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Hamza tha se ai ka qenë “Një burrë i urtë, fisnik dhe i dashur për të gjithë ne, na paska lënë sot. Ndarja nga jeta e Bacit Haxhi është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen Thaçi, por për të gjithë ne që e njohëm nga afër”.
Ai po ashtu shtoi për Haxhi Thaçin se “Ai na la pas një epokë historie dhe një trashëgimi dashurie për atdheun. Baca Haxhi ishte dhe do të mbetet shembull i njeriut me shpirt të madh, i lidhur me tokën, familjen dhe lirinë”./InLajmi/