Edhe një person ka mbetur i plagosur i cili është dërguar në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësorë, nga grabitja e armatosur e cila ndodhi sot rreth orës 10:30 në lagjen Veternik të Prishtinës.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se gjendja e tij shëndetësorë është shumë e rëndë.
Syla tha se pacienti është duke iu nënshtruar operimit dhe është nga nacionaliteti serb.
“Gjendja e pacientit të dytë është po ashtu shumë e rëndë. Për momentin është në sallë të operacionit”, ka thënë Syla.
Ndryshe, dy persona kanë mbetur të plagosur sot rreth orës 10:30 në një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon i cili transportonte para në lagjen Veternik të Prishtinës.