Ministri i Punëve të Brendshme, Panqe Toshkovski, ka thënë se për katër persona është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për zjarrin që shpërtheu në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Në një konferencë për media, sipas Alsat M, ai ka pohuar se hetuesit janë duke mbledhur të dhëna edhe nga Ministria e Ekonomisë.
“Për katër persona është lëshuar fletëarrest qendror. Në këtë moment edhe Prokuroria Publike vepron në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë, nga ku sigurohet dokumentacioni lidhur me diskotekën në fjalë, si dhe personat e lidhur me të”, tha Toshkovski.