licia e Kosovës ka dalë me informacione shtesë lidhur me aksidentin që ndodhi sot në aksin rrugor Domoroc – Hodonoc të komunës së Ranillugut, nga i cili mbetën të vdekur dy vajza dhe një u lëndua.
Bëhet e ditur se si rezultat i veprimeve hetimore nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, shikimit të vendit të ngjarjes, këqyrjes së kamerave dhe mbledhjes së provave të tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ngritur dyshimi se “nuk kemi të bëjmë me vetaksident, por me aksident trafiku ku dyshohet se drejtuesi i kamionit, i moshës 55-vjeçare, si pasojë e kthimit të pasigurt, ka penguar lëvizjen e automjetit i cili ishte në tejkalim, ku drejtuesja e automjetit nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi mjetin në tentativë për shmangie të goditjes së kamionit dhe përfundoi e rrokullisur jashtë rrugës”.
“I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur për 48 orë, gjersa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, u tha në njoftimin e Policisë, përcjell Klan Kosova.
Ky institucion tha se rrethanat e këtij aksidenti të trafikut janë duke vazhduar të hetohen nga hetues policorë të aksidenteve në koordinim me Prokurorinë e Shtetit