Neymar është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Brazilit, dhe nuk do të luaj në dy ndeshjet e muajit mars, kundër Kolumbisë dhe Argjentinës.
33-vjeçari i cili u thirr nga ”Selecao” pas gati dy viteve, ka pësuar një lëndim të ri, gjë që ka bërë të largohet nga grumbullimi, shkruan IndeksOnline.
Neyamr u lëndua në ndeshjen e fundit të Santosit, në humbjen ndaj Corenthiasit.
Vendin e tij te Brazili do ta zë futbollisti i Real Madridit, Endrick.
Brazili me 21 mars do të jetë nikoqire e Kolumbisë, ndërsa tre ditë më vonë do të luaj si mysafire e Argjentinës.