Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.
Ekonomia Online ka mësuar se kjo vizitë është mundësuar pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.
Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.
Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.