Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po viziton babanë e tij në QKUK, pasi këtë e lejoj Gjykata Speciale për arsye humanitare, raporton InLajmi.
Vizita e tij po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, jo vetëm jashtë qendrës së QKUK-së ku janë parë me dhjetra forca të sigurisë dhe automjete, por edhe brenda saj,
Raportohet se ish_Presidenti Thaçi ka të drejtë të vizitoj babanë e tij vetëm brenda ditës së sotme.
Përndryshe Thaçi u prit me duartrokitje nga qytetarët dhe me brohorima UÇK, UÇK. /InLajmi/