Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se sa më shumë panik për humbjen e pushtetit dhe privilegjeve, aq më shumë sulme të orkestruara ndaj medias dhe secilit kritik nga Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
Ky reagim i Miftarajt erdh pasi sot gjatë ditës anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi e quajti mediumin “Nacionale” si “media e vrasëve me pagesë”.
Ai tha duke aluduar te Kurteshi se kur je i padijshem e keqperdor lirine e shprehjes dhe pastaj kalon ne ofendime, shpifje qe hyn ne sferen e pergjegjesise civile.
Postimi i plotë i tij:
Sa më shumë në panikë për humbjen e pushtetit dhe privilegjeve, aq më shumë sulme të orkestruara ndaj medias dhe secilit që guxon me shpreh një mendim, kritikê ose ekspozim të korrupsionit.
Sa të ka interesa, do ketë shërbetorë të devotshëm. Sa më të padijshëm shërbëtoret aq më shumë gabojnë dhe shpërfaqen.
Me rëndësi të promovohet liria e shpehjes. Sa me shume liri te shprehjes aq me shume ekspozohen sherbetoret e grupeve te interesit dhe pushtetit.
Kur je i padijshem e keqperdor lirine e shprehjes dhe pastaj kalon ne ofendime, shpifje qe hyn ne sferen e pergjegjesise civile.
Kur partia te kerkon me qene me i ashper dhe filllon me kercenime ose ngacmime, pastaj pergjigjesh penalisht.
Ne secilin rast partia vazhdon misionin ne menyre te papenguar e sherbetori I vuan pasojat, ku jo rralle here qarraviten duke qarë para prokurorit ose gjykatesit
Kjo eshte demokracia! /InLajmi/