Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Blerta Deliu, pas fjalëve fyese ndaj gazetarëve nga ana e Sami Kurteshit, ka tha se Lëvizja Vetëvendosje problemin e ka me demokracinë, për këtë edhe sulmon mediat, përcjell InLajmi.
Ajo komentoj gjuhën skandaloze të Kurteshit duke thënë se ai dhe Vetëvendosje vazhdimisht sulmon mediat, iu referoheshin si “të shitura”, sulmet veç po i thellojnë. Prandaj kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet.
Postimi i plotë i saj:
Vazhdimisht sulmonin mediat – iu referoheshin si “të shitura”, sulmet veç po i thellojnë. Sami Kurteshi po i thotë mediumit Nacionale si “media vrasëse me pagesë”, një akuzë brutale që rrezikon jetën e gazetarëve.
Problemin e kanë me demokracinë, duan ta sulmojnë mburojën e demokracisë që janë mediat, për ta zhvlerësuar këtë rend.
Kjo gjuhë linçuese duhet të ndalet. /InLajmi/