Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës dje në Kosovë tha se aleanca është e gatshme t’i përgjigjet çdo zhvillimi të sigurisë në Kosovë.
Ai u kërkoi udhëheqësve që të veprimet që ndërmarrin të mos jenë në kundërshtim të angazhimeve paraprake, teksa kërkoi nga Kosova dhe Serbia fleksibilitet dhe kompromise në dialog.
Në lidhje me vizitën e Rutte dhe mesazhet që përcolli ka folur për“Gazeta Blic” ish-amabsadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Dedaj tha se mesazhi i Rutte drejtuar Kosovës dhe FSK-së duhet të merret si miqësor dhe udherrëfyes për partneritetin e Kosovës.
“Mark Rutte, Sekretar i Përgjithëshem i Aleancës Veriatlantike të NATO-s,si njëra ndë aleancat më të fuqishme botërore,ma rastin e vizitës në Kosovë,nuk foli në emër personal por në emër të NATO-s.Mesazhi i tij drejtuar Kosovës dhe FSK duhët të merret si miqësor dhe udherrëfyes për partneritetin e Kosovës,në këtë kuadër edhe të FSK me NATO-n” deklaroi Dedaj.
Ndërsa sipas Dedajt, deklaratat e Ministrit Maqedonci, se Kosova mund të mbrohet edhe pa NATO-n sa janë joserioze dhe infantile.
“Deklaratat mburravece dhe populiste të ish Ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonici se Kosova mund të mbrohet edhe pa NATO-n,sa jane joserioze,infantile po aqe jane qesharake dhe tejet të dëmshme për raportet e Kosoves me NATO-n dhe shpërfaqin joprofesionalizmin dhe injorancen e ish-liderve të Kosovës”.
Ai tha se roli i NATO-s ishte dhe do të jetë vendimtar për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
“NATO i mposhti forcat e Millosheviqit, i dëboj nga Kosova dhe solli lirinë e Kosovës,prandaj roli i saj ishte dhe do të jetë vendimtar për paqen dhe sigurinë në Kosovë atëherë dhe tani nē mbrojtje të Kosovës” deklaroi Dedaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.