Në prag të ditëlindjes së 50-të që ai do ta festojë më 2 maj, David Beckham po tregohet shumë nostalgjik në daljet e tij publike dhe po tregon se po vuan nga “sindroma e folesë së zbrazët”. Kjo ka lidhje me marrëdhëniet që ai ka pasur me fëmijët e tij sidomos kur ata ishin të vegjël.
Ky është një tranzicion që ish- futbollisti e ka cilësuar si të “dhimbshëm” sepse çdo prind e ka të vështirë të mësohet me disa mungesa, sidomos kur familja është e madhe. Të gjithë e dinë se unë jam një fanatik sa i përket rregullit. Jam i organizuar dhe nuk më pëlqen rrëmuja, por kur ke fëmijë, shtëpia është e çrregullt.
“Sot do doja shumë të hyja në dhomat e tyre dhe të shihja peshqirë të lagur në dysheme, rroba ngado. Më mungon shumë ai moment. Çfarë s’do të jepja për t’u kthyer dhe njëherë në ato kohë dhe të mos ankohem kurrë” u shpreh Beckham në një intervistë.
“Sot që janë rritur unë kam fëmijë shumë të mirë. Ata gjithmonë më ftojnë në lokale kur dalin dhe pinë me shokët e tyre. Kohët e fundit ata shkojnë më shpesh se unë por më ftojnë dhe më konsiderojnë shok”, vijoi ai.