Një cisternë nafte u përfshi në përplasje me një anije mallrash në brigjet e East Yorkshire.
Pas kësaj përplasjeje ajo u përfshi edhe nga flakët.
Sipas raportimeve, deri më tani 32 persona janë nxjerrë në breg. Ata po merren me autoambulanca.
Deputeti lokal, Graham Stuart thotë se ka folur me sekretarin e transportit dhe vetëm një person është shtruar në spital.
“36 marinarët e tjerë në të dy ekuipazhet janë të sigurt dhe të konstatuar”, shton ai, shkruan BBC,
Të gjithë janë tani në breg, por Stuart thotë se është i shqetësuar për “ndikimin e mundshëm ekologjik”, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se “po bën thirrje për një strukturë të unifikuar komanduese, për të bashkuar qeverinë, policinë, rojet bregdetare, Agjencinë e Mjedisit, autoritetet lokale dhe deputetët tuaj”.