Osasuna ka dalë me reagim në lidhje me vdekjen e doktorit të ekipit të parë të Brcelonës, Carles Minarro Garcia.
Derisa ndeshja ishte planifikuar të luhej në ora 21:00, filluan raportimet e para nga mediat spanjolle se një person kishte ndërruar jetë në zhveshtoren e klubit katalanas.
Osasuna i ka shprehur ngushëllime Barcelonës dhe familjes për vdekjen e doktorit.
“Klubi Atletico Osasuna dëshiron t’i përcjellë ngushëllimet më të thella familjes së Dr. Carles Minarro Garcia dhe dëshiron të dërgojë një ngushëllim për të gjithë stafin e FC Barcelona, si dhe për tifozët e saj, në këtë kohë të vështirë. U preftë në paqe”, thuhet në reagimin e Osasunas.
Joan Laporta ende nuk ka dalë me një prononcim, pasi rasti e ka lënë të shokuar, transmeton Telegrafi.com
Lojtarët e Barcelonës dolën në fushë, ndërsa u njoftuan pikërisht nga presidenti për tragjedinë.