Të premtën rreth orës 13:40, është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt të pabanuar.
“Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.