Diellza Kolgeci në “Weekend” në Klan Kosova ka folur lidhur me diferencën në moshë që ka me partnerin e saj.
Ajo përmendi se si nëpër zonat më rurale burrat më herët janë martuar me gra më të reja.
“Edhe në kohët më të hershme, që edhe në atë kohë kanë marrë burra më të ri. Në të kalurën nëpër vende rurale kanë marrë gra shumë më të reja, dihet përse. Ka qenë mirëqenia për me lind fëmijë më shumë. Në ditët e sotit burrat s’po duan shumë fëmijë, s’po duan përgjegjësi”, tha Kolgeci.
Ndërkohë, ajo me shaka tha: “Burrat nuk jetojnë gjatë, mos i merrni me të vjetër”.