12 persona raportohet se janë plagosur nga të shtënat me armë në një pijetore në Toronto, tha policia të premten mbrëma.
Paramedikët e Torontos kishin thënë se 11 të rritur pësuan lëndime nga të lehta në ato kritike, por policia më vonë tha se 12 persona u plagosën dhe se katër persona kishin lëndime jo të rrezikshme për jetën, shkruan AFP, transmeton Klankosova.tv.
Policia tha gjithashtu se një i dyshuar i veshur me një kapuç të zi u pa duke ikur me një makinë argjendi dhe për momentin është ende i lirë.
Njerëzit u paralajmëruan të qëndronin larg zonës.