Ambasada gjermane në Prishtinë, duke komentuar intervistën në DW të emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se pajtohet me deklaratat e tij dhe se partitë në Kosovë duhet të tregojnë përgjegjësi dhe të formojnë qeveri stabile.
Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se hapat e shpejtë të Gjermanisë drejt ndërtimit të koalicionit pas zgjedhjeve, siç thuhet, demonstrojnë rëndësinë e prioritizimit të së ardhmes së kombit, përcjell Klankosova.tv.
“Ne pajtohemi plotësisht me pikëpamjet e të dërguarit special Sarrazin në intervistën e tij të fundit. Tani, është koha që partitë kosovare ta vënë vendin në plan të parë dhe të punojnë së bashku”, thuhet tutje në reagim.