Një trup pa shenja jete është gjetur në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë, të mërkurën rreth orës 18:15.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.
Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.
“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin” tha Borovci.