Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz me rastin e fillimit të “Epopesë së UÇK-së”, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se jemi te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj.
Haradinaj tha se Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.
Postimi i plotë i tij:
Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri.
Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë, e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare.
Lavdi të rënëve ndër breza!
Lavdi luftës së UÇK-së! /InLajmi/