Një person është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij në lagjen Arbëria në Dragodan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ajo ka njoftuar se viktima është një mashkull i moshës 42 vjeçare.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.
Në media është raportuar se viktima është vëllai i reperit shqiptar, Unikatilit, Mentor Palokaj.