• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 3 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Çfarë mund të bëni në Milano në muajin Mars?!

J G nga J G
2 March 2025
në KRYESORE
0 0
0
Çfarë mund të bëni në Milano në muajin Mars?!
0
SHPERNDARJE
33
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Keni programuar udhëtim në Milano në Mars? Epo në këtë artikull do ju bëjmë një guidë se çfarë të bëni kur të shkoni atje.

Marsi është muaji i ndryshimit të kohës dhe pranverës dhe sigurisht me ndryshimin e stinëve aty mund të bëni shumë gjëra të reja.

Mund të shkoni në kinema, për të ndjekur eventin e yjeve të Oscarit më 3 mars, mund të shihni një ekspozitë të re të sapo inauguruar, etj. Me pak fjalë, midis ngjarjeve kulturore dhe jo-kulturore, ka vërtet mjaft gjëra për të bërë për t’u kënaqur në maksimum.

  • Qyteti Muze

Do të jenë 7 ditë kushtuar muzeve në mars, nga data 2 deri më 8. Kjo do ju lejojë të zbuloni trashëgiminë e Milanos në shumë aspekte të saj. Tema e zgjedhur këtë vit për ngjarjen e shumëpritur të promovuar nga Bashkia e Milanos në bashkëpunim me Shoqatën MuseoCity ETS është “Rrugët e Artit”. Brenda hapësirave muzeale, ofrohet mundësia për të admiruar vepra të pabotuara apo vepra të paraqitura në një mënyrë të re në rubrikën tashmë tradicionale dhe shumë të dashur nga publiku, “Muzeu i Fshehtë”.

  • Java e Modës në Milano

Java e Modës në Milano Vjeshtë- Dimër 2025-2026 këtë vit ka filluar nga 25 shkurti dhe do të vazhdojë deri më 3 mars. Në këtë event gjigant të modës do të ketë 56 sfilata fizike dhe 6 dixhitale. 69 prezantime dhe 23 evente. Përveç pranisë së markave historike, nga Gucci te Prada, Dolce & Gabbana dhe Versace, ka shumë marka të reja në kalendar, si Giuseppe Di Morabito, Marco Rambaldi dhe Francesco Murano, të mbështetur nga Trusti i modës Camera Moda.

  • Photo Vogue Festival

Nga data 6 deri më 9 mars, do të zhvillohet edicioni i nëntë i Festivalit Photo Vogue në BASE Milano. Tema e këtij festivali do të jetë “Pema e Jetës: Një Letër Dashurie për Natyrën”, duke eksploruar kështu ndërlidhjen midis njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve.

Programi 4 ditor do të përmbajë 5 ekspozita të mëdha me imazhe të jashtëzakonshme, filma të shkurtër eksperimentalë dhe video, vitrina dixhitale dhe mbi 60 biseda me artistë, fotografë, fotoreporterë, videografë, redaktorë dhe aktivistë të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota.

  • “Pokémon Go City Safari”

Të shtunën më 29 dhe të dielën 30 mars , për herë të parë në Itali, Pokémon Go sjell përvojën ekskluzive të City Safari në Milano , duke ftuar trajnerë nga e gjithë Italia të marrin pjesë në festën e madhe të Pokemonit. Pjesëmarrësit, qofshin trajnerë me përvojë apo lojtarë fillestarë, do të kenë mundësinë të zbulojnë Pokémon të rinj për t’i shtuar koleksionit të tyre. Çmimi i biletës është 10 euro për çdo ditë loje.

  • Labirinti Arnaldo Pomodoro

Fondacioni Arnaldo Pomodoro rihap Labirintin e tij për publikun, një nga veprat më ndjellëse të artistit, i cili mund të vizitohet sërish duke filluar nga 20 marsi. E vendosur në bodrumin e selisë së Maison FENDI, vepra i fton vizitorët të jetojnë një përvojë të jashtëzakonshme mes gjarpërinjve të një skulpture. Vizita në Labirint, që zgjat rreth 45 minuta, është një përvojë zhytëse që të lejon të eksplorosh jo vetëm imagjinatën dhe poetikën e Pomodoros, por edhe mënyrat konceptuale dhe konkrete sesi artisti krijon veprat e tij. Një vend ku hapësira, miti dhe arti shkrihen në një përvojë unike dhe të përjetshme, transmeton Living Shqip.

  • Festivali i Spiritualitetit

Nga data 19 deri më 23 mars rikthehet edicioni i dytë i Soul, festivali i Spiritualitetit i promovuar nga Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë dhe Kryepeshkopata e Milanos. Aty do të keni mundësi të shkëputeni nga bota e rrëmujshme e përditshmërisë dhe të gjeni paqe në brendinë tuaj ato pak minuta që do të merrni pjesë.

Tags: ItaliMarsiMilano
Postimi i mëparshëm

Një tjetër eliminim nga shtëpia e Big Brother, ky është banori që lë garën

Postimi tjetër

Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?

Të ngjajshme Postime

Të mërkurën nis funksionimi i Trafikut Urban dhe transportuesve privatë
KRYESORE

Të mërkurën nis funksionimi i Trafikut Urban dhe transportuesve privatë

2 December 2025
KQZ nuk certifikon Listën Serbe
KRYESORE

KQZ nuk certifikon Listën Serbe

2 December 2025
Osmani i shkruan presidentit arab: Kosova pret me padurim punën që kemi përpara
KRYESORE

Osmani i shkruan presidentit arab: Kosova pret me padurim punën që kemi përpara

2 December 2025
Zhbllokohet kryeqyteti, flet Rama: Ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve, do të punojmë jashtë orarit për procesimin e pagesave
KRYESORE

Zhbllokohet kryeqyteti, flet Rama: Ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve, do të punojmë jashtë orarit për procesimin e pagesave

2 December 2025
Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës në veri, po hapim shtigje të sigurisë
KRYESORE

Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës në veri, po hapim shtigje të sigurisë

2 December 2025
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
KRYESORE

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 December 2025
Postimi tjetër
Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?

Pse nuk duhet të heqim këpucët në avion?

Lajmet e fundit

Të mërkurën nis funksionimi i Trafikut Urban dhe transportuesve privatë

Të mërkurën nis funksionimi i Trafikut Urban dhe transportuesve privatë

2 December 2025
Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

Lutfi Haziri njofton vdekjen e vëllait të tij: Ma këpute shpirtin

2 December 2025
IPK rekomandon suspendimin e shtatë policëve në Podujevë – keqtrajtuan dy persona në stacionin policor

IPK rekomandon suspendimin e shtatë policëve në Podujevë – keqtrajtuan dy persona në stacionin policor

2 December 2025
Papa këshillon Trumpin: Mos përdorni forcën ushtarake ndaj Venezuelës

Papa këshillon Trumpin: Mos përdorni forcën ushtarake ndaj Venezuelës

2 December 2025
Dolce mohon sërish lidhjen me Edin: S’kam dashni për askënd, asnjëri aty s’është tipi im

Dolce mohon sërish lidhjen me Edin: S’kam dashni për askënd, asnjëri aty s’është tipi im

2 December 2025
KQZ nuk certifikon Listën Serbe

KQZ nuk certifikon Listën Serbe

2 December 2025
Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

2 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu