Real Madridi ka publikuar edhe zyrtarisht fanellat e reja si vendas për sezonin 2024/25, të prodhuara nga kompania e mirënjohur Adidas.
Los Blancos do të luajnë në shtëpi me fanella të bardha klasike, të kombinuara me motive të errëta.
Fanella përshkruhet si ‘minimaliste’ por ka një model ‘houndstooth’, e cila mbulon gjithë fanellën, përcjell Telegrafi.
“Aty ku bëhen legjenda. Prezantimi i fanellës së re si vendas e Real Madridi për sezonin 2024/25’’.