Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar 2 persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.
Arrestimi i tyre ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Komentatori politik, Halil Matoshi duke folur për spiunazhin, ka thënë se i njehë disa prej atyre personave që e kanë spiunuar atë dhe tani shëtisin të lirë në Kosovë, percjell gazeta10.
Sipas tij, disa prej atyre madje edhe kanë marrë edhe azil.
“Qe ka spiun të ish-shërbimeve sekrete jugosllave, kjo është e vërtetë dhe këtë nuk duhet shumë fakte për ta pohuar. Unë kam qenë i arrestuar në vitet e 90-ta 2 a 3 herë dhe i njoh sot që shumica nga ta janë të lirë, bile disa kanë marrë azil në emër të punës që me kanë arrestuar mua”, ka thënë Matoshi.