Rafaelle Palladino do të jetë trajner i skuadrës së Fiorentinës prej sezonit të ri.
Palladino te Fiorentina është prezantuar të martën në një konferencë për shtyp, ndërsa me ekipin toskan ka firmosur kontratë deri në vitin 2026. Në këtë post, Palladino ka zëvendësuar Vincenzo Italianon të larguar ditë më parë pas 3 sezoneve në klub.
Palladino në 2 vitet e fundit ka qenë trajner i Monzas, ekip që përfundoi në pozitën e 12-të në Serie A sezonin e sapopërfunduar, percjell Teve1.
Fiorentina sezonin e mbylli në pozitën e 8-të, ndërsa luajti edhe në finalen e Ligës së Konferencës ku u mposht 1:0 nga Olympiacosi.