Avokati i Popullit, Naim Qelaj në emitonin “Politko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillim e Evropës është padrejtë.
“Kosova është një prej vendeve që ka pranuar standardet më të larta në respektim të drejtave të njeriut dhe duke qenë se Këshilli i Evropës ka të drejtat e njeriut, pa dyshim se kemi plotësuar të gjitha kriteret për me qenë pjesë e kësaj organizate”, ka thënë ai.
Avokati i Popullit tutje ka thënë se kosovës po i bëhet presion i padrejtë.
“Janë problemet politike të pazgjidhura që na pengojnë. Besoj që qytetari në Kosovë është viktimë e qështjevë të pazgjidhura politike”, ka thënë Qelaj.