Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, përcjell InLajmi.
Arifi iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Votoni më të mirin, tha ai.
Sot në Serbi po zhvillohen zgjedhjet lokale ku mbi 4.2 milionë votues do të zgjedhin këshilltarët komunalë.
Postimi i plotë i tij:

Ditë e mirë sot me diell, duke shfrytëzuar të drejtën e votës së lirë dhe demokratike sot vendoset për të ardhmen e Bujanocit.
Unë votova!
Dilni dhe votoni, votoni më të mirin!
Urime!/InLajmi/