Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zbuluar profesionin të cilin do ta ushtronte nëse nuk do të ishte pjesë e politikës.
Ndonëse sporti thotë se i ka pëlqyer gjithmonë, Konjufca në një intervistë ekskluzive për Klankosova., tha se më me dëshirë do ta ushtronte profesionin e gjuhëtarit ose historianit.
“Sporti më ka pëlqyer gjithmonë, tenisi, basketbolli, por nuk do të thotë që do isha bërë sportist profesional. Ndoshta do ta ushtroja profesionin e gjuhëtarit ose historianit”, u shpreh Konjufca.